Kur diku rrёnd godet trishtimi
papritmas ndёgjohet piskam hutimi,
shumё fytyra zbehen e errёsohen
kur me ndodhi tё papritur sprovohen.
I tillё ёshtё njeriu,kur besimi i hollohet
nga njё sprovё e vogёl,çmendurisht tёrbohet,
nё vend se ti drejtohet All-llahut me lutje pёr ta ndihmuar
ulurin e pisket sikur vetёtima pёr vdekje ta kishte qёlluar.
Kur diku njё lajm i papritur sjellё gёzim
nga mos pёrmbajtja e tё gёzuarit,
gёzimi mund tё rikthehet nё pikёllim,
e nё vend tё buzёqeshjeve rrjellin lotё.
I tillё ёshtё njeriu,kur besimi i dobёsohet
nga njё sprovё gёzimi,vetvetiu lёndohet,
e atёher nё vend se All-llahun ta faleminderoj
nga mos pёrmbajtja e gёzimit veten do t’shkatroj.
Pas çdo vёshtirёsie vjen lehtёsimi
pas çdo vujtje vjen shpёrblimi,
prandaj duroni nё rast trishtimi
e mos u çmendni nё rast gёzimi.
Pasuria kur shtohet zemra zvoglohet
dituria thellohet e shpirti errёsohet
shoqёria ritet e besueshmёria pakёsohet
pёr fen flitet por me tё nuk punohet.
Dita si ditё ёshtё e bardhё nga natyra
por errёsohet nga njerёzit me shumё fytyra,
ata qё din ta rruajnё pastёrtin e saj shumё fitojnё
e ata qё nuk dijnё,nё jetёn e dy botёve dёshtojnё.
Shkruar nga: Xhemshit Jusufi
Categories