Categories
Lajme FRI

Edhe 141 punësime të reja në Sekretariatin për implementimin e MO-së

Sekretariati për implementim të Marrveshjes Kornizë ka hapur konkurs për punësim të 141 realizues(e) nëpunësa shtetërorë në Qeverinë e Republikës së Maqedonisë. Sipas zëdhënësit të qeverisë, Muhamed Hoxha, në këtë konkurs do të ketë numër të madh të të pranuarve shqiptarë me qëllim të rritjes së kuadrit shqiptar në administratë.
“Ne si Sekretariat vazhdojmë me programin e realizimit të MO-së që çdo vit e miraton Qeveria. Ajo parasheh punësimin eshqiptarëve dhe pjesëtarëve të etnive tjera, që ka për qëllim rritjen e përfaqësimit të drejtë”, i ka thënë “Zhurnal”-it zëdhënësi Hoxha.
Sipas tij, kjo është pjesë e dytë e programit për përfaqësim të drejtë që duhet të realizohet brenda këtij viti.
Aplikimi do të zgjas deri më datë 25.10.2013
Punësimi i kuadrove është si vijon:
1. Këshilltar shtetëror për përkrahje profesionale dhe operative (1)realizues(e);
–   Përgatitja sipërore profesionale (VII/1) ose 300 EKST – Shkencat shoqërore, bioteknike ose teknikо-teknologjike
–   më së paku 6 (gjashtë) vjet përvojë pune në profesion ku 2 (dy) vjet në administratë shtetërore
–   njohje të gjuhës angleze ose të një gjuhe tjetër botërore
–   komunikim efektiv verbal dhe me shkrim
–   zotësi kompjuterike
–   orari ditor është nga e ora 08:30 deri 16:30; orari javor është nga e hëna deri të premten, 40 orë; neto paga: 35.443.00 denar
2. Bashkëpuntori më i ri për strategji, planifikim dhe përcjellje, Njësia për strategji, planifikim dhe përcjellje (100)realizues(e);
–   Përgatitja sipërore profesionale (VII/1) ose më së paku 180 EKST – Shkencat shoqërore, tekniko-teknologjike ose matematiko-natyrore
–   pa përvojë pune
–   komunikim efektiv verbal dhe me shkrim
–   zotësi kompjuterike
–   njohje të gjuhës angleze ose të një gjuhe tjetër botërore
–   orari ditor është nga e ora 08:30 deri 16:30; orari javor është nga e hëna deri të premten, 40 orë; neto paga: 20.170.00 denar
3. Referent më i ri për strategji, planifikim dhe përcjellje, Njësia për strategji, planifikim dhe përcjellje (40)realizues(e);
–   Arsimi i lartë ose i mesëm (VI ose IV) –
–   pa përvojë pune
–   komunikim efektiv verbal dhe me shkrim
–   zotësi kompjuterike
–   njohje të gjuhës angleze ose të një gjuhe tjetër botërore
–   orari ditor është nga e ora 08:30 deri 16:30; orari javor është nga e hëna deri të premten, 40 orë; neto paga: 12.655.00 denar

Exit mobile version