Categories
Lajme FRI

Edhe Ajnshtajni thoshte se…

…përderisa nuk të shpallin për të marrë për ëndrrat, ambiciet apo veprimtarinë tënde, dije se nuk ke për të arritur në majë të caqeve të tua. E nëse je “normalisht i pranuar” nga të tjerët në lidhje me ëndrrat, ambiciet apo veprimtarinë tënde, atëherë, jo që diçka nuk është në rregull me ty – ti mund të jesh krejt në rregull, por se edhe arritjet e tua do të jenë vetëm mesatare.
Edhe Ajnshtajni thoshte kështu. E a është përnjëmend e vërtetë? Nuk e dimë. Shumë fjalëve të Ajnshtajnit sot e kësaj dite nuk mundemi t’u vëmë pikë. Herë i lëmë me tri pika, herë me presje.
Një herë, Çarli Çaplinit i pati thënë: “Sa mirë ti që, nuk po flet asnjë fjalë, e e gjithë bota po të kupton, e madje edhe po qesh me komeditë e tua!” Ndërsa Çaplini ia kishte kthyer: “Më e lartësuar është madhështia jote, sepse ti po flet fjalë të cilat pakkush po i kupton!”
Ironi? Nejse. Edhe Mahatma Gandi thoshte: “Së pari të dëbojnë, pastaj të përqeshin, pastaj të kërcënohen, pastaj ti fiton!” Pra, ajo që duhet ne ta bëjmë është të jemi këmbëngulës!
Edhe Ajnshtajni thoshte se kjo është kështu. Edhe Gandi. Edhe jeta. Edhe njerëzit e suksesshëm. Edhe njerëzit e dështuar. Sidomos këta.
Së bashku me Ajshtajnin, Çaplinin & Gandin,
Arsim Jonuzi

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Exit mobile version