Shikojeni se çfarë ndodhi në ndeshjen e kampionatit gjeorgjian ndërmjet Dinamo Tbilisi dhe Sioni Bolnisi (1:2).
Një ngjare e pazakontë ka ndodhur në elitën e futbollit gjeorgjian, respektivisht në ndeshjen ndërmjet Dinamo Tbilisi dhe Sioni Bolnisi (1:2).
Në minutën e 71-të, derisa futbollisti i Dinamo Tbilisi, Francisco Munoz Xisco po mundohet ta respektoj Fair-Play gabimisht shënon në portën e Sioni Bolnisi.
Por, kjo gjë u rregullua shpejtë. Vendasit e lejuan kundërshtarin që të shënoj menjëherë në portën e tyre (realizoi Giorgi Kakhelishvili), në mënyrë që ta rikthej baraspeshën në fushë.
Në fund, ndeshjen e fitoi Sioni Bolnisi me golin e Jaba Ugulava, i cili realizoi në minutën e 85-të.