Fondacioni islamik i bashkësisë turke (TDV) ka dërguar një delegacion në Kubë ku po bisedon për mundësinë e ndërtimit të një xhamie në Havana, kryeqytetin e këtij shteti komunist, raportojnë mediat turke.
Pasi ka takuar njësinë kubaneze të punëve fetare, ndihmësdrejtori i TDV-së, Mustafa Tutkun ka kërkuar leje për fillimin e punimeve dhe ndërtimin e kësaj xhamie.
Xhamia në Havana do të ndërtohet sipas modelit të xhamisë Ortakoy në Stamboll që do të përshtatet mirë me arkitekturën e Havanës. Ndërtimi i xhamisë duhet të ndërtohet brenda një viti.
Vendi ku duhet të ndërtohet xhamia është përcaktuar, kurse bëhet fjalë për një plan dhe një project të gjërë të ndërtimit të xhamisë për myslimanët të cilët ndërtojnë në Karaibe nga ana e administratës turke për çështje fetare.
Një projekt i ngjashëm pritet brenda një viti të përfundojë edhe në Haiti. /Zhurnal/
Categories