Categories
Lajme

Edhe Libia e njeh Kosovën

Libia është bërë shteti i 103’të që e njeh Republikën e Kosovës. Kjo njohje ka ardhur disa orë pas konfirmimit te njohjes nga Grenada. Njohja nga shteti islamik i është konfirmuar sot Kryeministrit të Kosovës Hashim Thaçi nga homologu i tij libian Ali Zeidan.
Lajmin për njohjen nga Libia e ka bërë të ditur edhe Ministrja e Integrimeve Europiane, Vlora Çitaku në Twitter dhe në Facebook.
“Dhe tani Libia!!! Flmn shume! Dy njohje Brenda ditës! Lajmi i konfirmohet Kryeministrit Thaçi ne NYC”, ka shkruar Çitaku. /Express/

Exit mobile version