Së bashku me prodhuesit e automjeteve, “Google” do të sjell sistemin operativ “Android” nëpër makina më formimin e “Aleancës së Automobilistikës së Hapur”.
Kompanitë e automjetëve që i janë bashkuar “Google”-it për të formuar aleancën janë “Audi”, “GM”, “Honda” dhe “Hyundai”.
Por kësaj aleancë i është bashkuar edhe gjiganti i teknologjisë vizuale “Nvidia”.
Qëllimi i kësaj aleance është që të zhvillohen përvoja dhe inovacione të reja për makinat që përdorin standard ta hapura.
Sipas “AAH” ka me miliarda makina dhe pajisje të lidhura në përdorim të cilat nuk kanë integrim njëra me tjetrën.
“Zgjerimi i platformës Android në automjete do të lejojë partnerët tanë të industrisë për të integruar teknologjinë celulare në makina dhe t’iu ofrojë shoferëve një përvojë të njohur në mënyrë që ata të përqendrohen në rrugë, ” është shprehur Sundar Pichai, zëvendës presidenti i “Android”-it.
/Start/