Categories
Lajme FRI

Edhe një natë!

O biri i Ademit, edhe sonte errësira e natës të mbulojë.
Një ditë më shumë nga jeta jote kalojë, një hap më shumë drejt vdekjes udhëtove.
Por a thua vallë qëndrimin tënd mbi këtë tokë a e meritove?
A e pyete vetën nëse ishe barrë e kësaj bote apo ishe nga ata që merituan jetën?
Edhe një natë erdhi…
Po ti, çka veprove sot, o biri i Ademit?
Çdo veprim i yti mes dy kënaqësive dhe hidhërimeve do të jetë.
Veprat tua ose janë kënaqësi për Allahun e hidhërim për djallin ose e kundërta e tyre.
Andaj kujdes se cilën po përzgjedhë…
Pa shiko sot a mos u fale, lëmosh a mos i dhurove ndokujtë?
Apo ndoshta me ndihmën tënde të tjerët gëzove, me largimin e pengesave nga rruga udhëtimin kalimtarëve ua lehtësove?
Ndoshta në fshehtësi u lute për vëllezërit tu e me këtë brengat ua pakësove, ndoshta përkujtoje Allahun dhe faljen e Tij shpresove?
Edhe një natë erdhi…
Andaj vepro ngase padrejtësitë kanë errësuar botën e ti mos prano të bëhesh qiri se qiriu shkrihet edhe pse të tjerët ndriçon por ti bëhu vetë drita që fytyrat zbukuron.
Dije se kot asgjë nuk është krijuar andaj obligimin tënd duhet mbaruar!
Rrugëtimi ytë vetëm dy drejtime ka, këtë asnjëherë nuk duhet harruar!
Ai ose do te të shpie në parajsë, kënaqësia e të cilit skajë nuk ka ose do te të shpije në ferr ku pendimi më nuk e ka vlerën e saj.
Pra, çdo natë llogarit para se të llogaritesh e nëse vëren se sot ishe barrë e kësaj bote atëherë të nesërmen angazhimin dhe përkushtimin tënd shtoje, të jetuarit në këtë botë meritoje.
Edhe një natë erdhi…
Por ndoshta mengjesin nuk e arrinë dot andaj tani pendohu se në agim mund të jetë tepër vonë…
Artan Musliu
 

Exit mobile version