Një gazetë ruse shkruan se kryetari i Parlamentit të Transdniesterit ka kërkuar nga Duma Shtetërore e Rusisë që të shqyrtojë mundësinë e ndarjes së rajonit moldav dhe bashkimit të tij me Federatën Ruse.
Gazeta “Vedomosti” shkruan se Mikhail Burla i ka dërguar letër kryetarit të Dumës, Sergei Naryshkin, duke kërkuar që Dhoma e Ulët e Parlamentit rus të shqyrtojë rrugët legale për të lehtësuar pranimin e Transdniesterit në Federatën Ruse.
Në vitin 2006, Transdniesteri ka mbajtur një referendum të ngjashëm me atë që është mbajtur të dielën në Krime, në të cilin 97 për qind e popullsisë kanë votuar në favor të bashkimit të rajonit separatist me Rusinë.
Transdniesteri, i cili ka ngecur midis Moldavisë dhe Ukrainës, ka shpallur pavarësinë më 1990.
Dy palët kanë bërë një luftë të shkurtër më 1992, e cila ka përfunduar kur ushtria ruse ka ndërhyrë në anën e Transdniesterit.
Pavarësia e Transdniesterit nuk është njohur nga asnjë shtet.
EDITOR
11 years ago
previous article
Çanakalaja i rikujton botës rëndësinë dhe vlerat e paqes
next article
Çfarë stili komunikimi keni?
you might also like
KUVENDI RAPORTUES XVII
11 months ago
HALIL AVDULLI LIGJËROI NË SHKUP
11 months ago
“SIGURONI KIBLËN E JETËS”
1 year ago