Categories
Lajme FRI

Edukata e fëmijëve muslimanë

E gjithë lumturia e jetës të një familje muslimane fshihet tek fëmijët e tyre. Kujtojeni çastet kur keni pasur foshnjën e parë.
Edhe pse ende nuk e kam përjetuar rolin si nënë, por unë si vajzë marr guximin të shkruaj disa fjalë për ju, nënë dhe babë muslimanë!vogël në krahët e juaj, çfar ndjenjë e ëmbël. E tash më ai fëmijë është rritur. Ndoshta edhe fëmija juaj veç më ka krijuar familjen e tij. Nuk është vështirë të bëhesh prind, por vështirë është të jeshë prind.
Fëmijët e juaj a i keni edukuar me përmendjen e Allahut dhe a i keni urdhëruar për namaz, apo i keni rritur në shoqëri të filmave dhe këngëve? Islami e nderoi gruan si nënë, bashkëshorte dhe gjyshe. Nënë e dashur muslimane, rrugën e jetës tënde e bëre si rrugën e grave të gjeneratës së parë të ndershme, arrite në kuptimin e devotshmërisë për Allahun e Madhërishëm, të drejtën tënde ndaj burrit, ndaj fëmijëve dhe kryerjen e obligimeve ndaj Allahut. E ti nënë a i rrite fëmijët në devotshmëri duke iu treguar atyre se Islami mëson fjalën e vërtetë, turpin, frikën, respektin, karakterin, besimin, dhurimin dhe shumçka tjetër.
Edukimi është një formë e veçantë, e cila i është dhënë shpirtit të njeriut për të qenë i dobishëm në mesin e shoqërisë. Edukata është fytyra më e pastër. Bujaria, mëshira dhe durimi janë virtyte të njeriut të edukuar. Sa e lartë është edukata islame! E sa larg janë muslimanët e sodit nga kjo edukatë! Ngase shpesh i ndëgjojmë dhe shohim sjelljen e fëmijëve muslimanë me prindërit e tyre, Allahu na ruajt nga këto mëkate.
„Ne i patëm dhënë Llukmanit mençuri të përsosur (e i thamë): Të falënderosh Allahun, e kush falënderon, e mira e atij falënderimi i takon atij, e kush refuzon (edhe ai e ka për vete), në të vërtetë, Allahu nuk ka nevojë (për falënderimin e tij) pse Ai është i lavdishëm. (përkujtoju popullit tënd) Kur Llukmani duke e këshilluar, birit të vet i tha: „O djali im, mos i përshkruaj Allahut shok, sepse idhujtaria është padrejtësia më e madhe. Ne njeriun e kemi urdhëruar për (sjellje të mira ndaj) prindërit të vet, sepse nëna e vet atë e barti me mund pas mundi dhe pas dy viteve ia ndau gjinin. (e porositëm) Të jeshë mirënjohës ndaj Meje dhe ndaj dy prindërve tu, pse vetëm tek Unë është kthimi juaj. E nëse ata të dy tentojnë që ti të më përshkruash shok, për çka ti nuk ke kurrfarë fakti, atëherë mos i respekto ata, po në çështjet e jetës së kësaj bote të keshë mirëkuptim ndaj tyre, e ti ndiqe rrugën e atij që është i kthyer kah Unë, mandej kthimi juaj është tek Unë, e Unë do t’ju njoftoj për atë që keni punuar. O djali im, s’ka dyshim se edhe nëse ajo (vepra) peshon sa kokrra e lirit, e të jetë e fshehur në rrasë guri, ose në qiej apo në tokë, Allahu do ta sjellë atë, se Allahu është i butë dhe hollësisht i informuar. O djali im, fale namazin, urdhëro për punë të mira, e ndalo nga të këqiat, përballo me durim çdo gjë që të godet, vërtet, këto janë nga çështjet më të preferuara. Dhe mos shtrembëro fytyrën tënde prej njerëzve, mos ec nëpër tokë kryelartë, se Allahu nuk e do asnjë mendjemadh e që shumë lavdërohet. Të jesh i matur në ecjen tënde, ule zërin tënd, se zëri më i egër është zëri i gomarit.“ (Suretu Llukman 12-19)
Ka një sërë detyrimesh për prindërit ndaj të rinjve. Para së gjithash përfshinë ato dashurinë dhe kujdesin për ta. Fitimi i jetesës për fëmijët është detyrim fetar për babain e gjithashtu për nënën, ashtu siç është kujdesi për prindërit dhe pjesëtarët tjerë të familjes detyrë e të rinjve kur të rriten dhe sapo të jenë në gjendje të punojnë. Mësimi i parimeve të Islamit, leximi i Kur’anit të Shenjtë, i lutjeve të përditshme dhe më vonë i riteve e detyrimeve të tjera është po aq detyrë fetare e prindërve, sikurse dhe sigurimi i arsimimit në shkallën më të lartë të mundur.
Fëmiu është si një pupël në shkretëtir që era e lëviz.
Secila periudhë e jetës e vë njeriun në sfida të veçanta, të cilët ai duhet ti përballojë. Në fazën adoleshente vërejmë tek fëmijët në përgjithësi ndryshim kundrejt namazit dhe pamosrregullsisë e të falurit. Vërejmë dembelizëm, largim, justifikime, me një fjalë kalim në një fazë tjetër të jetës, e cila është e mbushur me plotë emocione, pakontrollueshmëri të mirë të vetës, vështirësi në drejtimin e personalitetit. Të kuptojmë më së miri zhvillimin e një të riu, që fillon me ndryshimet e fazës adoleshente, dhe detyrat e tij përballuese.
Mosha rinore është një fazë në të cilën i riu nuk e ka më rolin e fëmiut, mirëpo edhe rolin e një të rituri ende jo. Rinia mundë të përshkruhet si një periudhë kohore, në të cilën fëmiu bëhet i ritur, domethën se mosha rinore është një fazë kalimore. I riu është duke u zhvilluar si i ritur. I ndryshohet roli, të cilën ai e fiton nga rrethi shoqëror, mirëpo edhe mirëkuptimin e rolit të vetëm. Ai është duke kërkuar formën jetësore të përshtatshme dhe personalitetin e tij. I riu duhet të përballojë një sasi detyrash, që mundë t’ia humbë atij rrugën e drejtë. Si mundë ti zgjedhë ai detyrat dhe cilat probleme lindin, mvaret nga dy aspekte. Aspekti biologjik me ndryshime trupore dhe aspekti social kulturor në të cilën mvaret zgjedhja e detyrave në situacione shoqërore.
Detyrat zhvilluese të një të riut janë:
– Akceptimi i shtatit të „ri“ trupor: mirrja me pamjen dhe ndryshimet e trupit.
– Mjeshtëria e roleve gjinore: sjellja tipike të mashkullit respektivisht të femrës.
– Ndërtimi i marrëdhënieve të reja dhe përgjegjëse të vërsnikëve: i riu bëhet i aftë në marrëdhënie miqësore, ai sillet me ata me përgjegjësi të shtuar.
– Shpengim emocional nga prindërit dhe të riturit tjerë: i riu bëhet emocionalisht i pamvarur nga prindërit e tij, të cilën prindërit e keqkuptojnë si ndarje.
– Përgatitje e zhvillimit personal: edhe pse zgjedhja e profesionit për një të riu është me rëndësi, por në të paktën e rasteve e zgjedh ai vet. Ai ndikohet shumë nga të tjerit, prindërit, mësimdhënësit, shoqëria, të afërmit.
– Përgatitje për krijimin e një jete bashkëshortore dhe familje.
– Arritja e një sjellje sociale me përgjegjësi.
– Rregullimi e një sistemi të vlerave si bazë vepruese.
– Fëmiu identifikohet me prindërit e tij dhe njerëzit e rrethinës. Në moshën rinore kërkon ai identitetin e tij, ai që në realitet don të jet.
Pra nëse ndodhë diçka e tillë tek fëmijët është gjë normale. Kuptojeni se në çfar mundim psikologjik bën një fëmijë gjatë tërë këtyre fazëve. Vetëm këtu duhet patjetër të sillemi, të bashkëpunojmë me fëmijët me plot zgjuarsi dhe mençuri. Duhet patur kujdes, që fëmiu në këtë periudhë kohore të mos humbë rrugën e drejtë. Në edukimin e tyre përderisa ata janë të rinjë që të bëhen të ndjeshëm ndaj veprimeve të ndaluara, duhet vendosur një bazë e rëndësishme të edukimit tek ata. Mbasi kritikove fëmijun tënd dhe ia përcaktove gabimin e bërë duke e shfaqë zemërimin tënd ndaj gabimit të kryer, është shumë me rëndësi të shfaqet edhe dashuri e përplotë, qetësi, besim e prehje, duke i përkëdhelur ata me dashuri dhe me një mbështetje të dinjitetshme. Babai dhe nëna janë shembull për fëmijët. Duhet të jeni të rregullt në faljen e namazit pa u mërzitur e pa përtuar, sepse ndikon pozitivisht në shikimin e fëmijës për bindjen ndaj këtij urdhëri, e don atë sepse edhe shembulli i mirë i tij e don. Është mirë që në kohën e namazeve të përkujtohet djali dhe vajza duke thënë „Sabahu o rini“, një herë, dy, tre deri sa të zgjohen. Nëse ata në këtë mënyrë ende nuk lëvizin të ulet pranë tij babai ose nëna duke i thënë në mënyrë të prerë e jo në mënyrë kërcënuese: „Unë jam duke prit diçka të domosdoshme, duhet patjetër të kryhet para se të ikë koha e tij.“
Trajtoni fëmijët e juaj me kujdesje dhe dashuri të veçantë dhe mos neglizhoni t‘i drejtoni ata në rrugë të drejtë dhe në punët e mira. Tregojuni atyre si të prijnë jetën njerëzore dhe kurr mos lejoni që ata të tregojnë moskujdesje për kryerjen e obligimeve ndaj besimit. Fëmija e juaj është në mesin tonë shoqërorë pasqyra e një familje muslimane. Pa asnjë dyshim është se nëse prindërit janë të edukuar me edukatën e lartë islame kjo është shumë e dobishme edhe për fëmijët e tyre, trashëgimia më e mirë që lënë prindërit pas vetës janë fëmijët e edukuar mirë dhe me edukatën islame, ti edukojnë me nënshtrim ndaj Allahut dhe me fjalë të mira e të bukura. Këtë shumë qartë dhe bukur e thotë Allahu në Kuranin Famëlartë ku thotë: „Le të frikësohen ata (në prag të vdekjes) sikur të linin pas vete pasardëhs të paaftë për të cilët kanë dro (si do të jetë gjendja e tyre) le t’i ruhen Allahut (dënimit tëTij) dhe le t’ju thotë (jetimëve) fjalë prindore.“ (Suretu En Nisaë 9).
„Zoti ynë, na bën që të jemi të gëzuar me punën e grave tona dhe pasardhësve tanë, e neve na bën shembull për të devotshmit.“ (Suretu El Furkanë 74)

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Exit mobile version