OJQ “Racio” në bashkëpunim me Forumin Rinor Islam, projektin- tashmë tradicional, “Edukohu, debato!” e ka zgjeruar edhe në Kumanovë.
Projekti ka filluar javën e kaluar dhe ka nxitur interes të madh tek shkollarët e mesëm.
Projekti përbëhet prej trajnimeve për aftësi komunikuese dhe ligjërata nga profësorë universitarë për tema që kanë të bëjnë me zhvillimin e të rinjve . Me këtë projekt synohet zhvillimi i prirjeve intelektuale tek nxënësit e shkollave të mesme dhe edukimin e tyre mbi zhvillimin e personaliteteve të shëndosha, aftësive komunikative dhe debatuese.
Më datë 09 Mars 2013 u mbajt edhe pjesa e dytë e trajnimit në temë: Komunikimi joverbal. Trajnuesi Fatmir Aliu vazhdoi me sqarimin e parimeve të komunikimit joverbal. Përmes analizave të videove të ndryshme të prezantuara dhe lojrave praktike pjesëmarrësit patën mundësinë që të ushtrojnë komunikimin joverbal dhe të nxjerrin mësimet për komunikim të suksesshëm.
Trajnimet do të vazhdojnë javën e ardhme, ditën e shtunë me fillim në ora 13:00 në zyrat e FRI Kumanovë.

“Edukohu, debato!” - Kumanovë.
“Edukohu, debato!” – Kumanovë.

“Edukohu, debato!” - Kumanovë.
“Edukohu, debato!” – Kumanovë.

“Edukohu, debato!” - Kumanovë.
“Edukohu, debato!” – Kumanovë.

“Edukohu, debato!” - Kumanovë.
“Edukohu, debato!” – Kumanovë.

Zyra për Marrëdhënie me Publikun pranë Forumit Rinor Islam