Paketat e ndihmës vijnë një javë pasi ushtria rrëzoi presidentin e parë të zgjedhur në mënyre demokratike në vendet arabe, Dr. Muhamed Mursi.
Egjipti ka marrë premtime në total prej 12 miliard dollarëve në ndihma në afat kohor prej tre ditësh, kjo ndihma më e madhe ndonjëherë në histori.
Vendet premtuese për ndihma janë Kuvajti, Emiratet si dhe Arabia Saudite raportoi presidenca e Egjiptit të martën.
Marrëdhëniet e Egjiptit me këto vende gjatë kohës kur Mursi ishte president ishin të tendosura.
Përveç këtyre vendeve edhe SHBA-të dhe Bashkimi Evropian kanë premtuar ndihma për stabilizimin e situatës pas puçit ushtarak. /mesazhi/
Categories