Televizioni shtetëror në Egjipt thotë se dënimet e 529 të pandehurve do të kalojë te Myftiu i madh për miratim.
“Seanca gjyqësore është mabjtur pa praninë e të pandehurve apo avokatëve të tyre,” ka thënë për AA Tariq Fouda, kreu i Shoqatës së Avokatëve në Minya.
Ky është rasti i parë i dënimit me vdekje për mbështetësit e Mursit, që nga grusht shteti i 3 korrikut.
Grusht shteti i Egjiptit ka vazhduar persekutimet e Vëllezërve Musliman dhe përkrahësve të presidentit legjitim Muhamed Mursi.
529 anëtarët janë dënuar lidhur me një vrasje të një polici, gjatë një sulmi nga persona të pa identifikuar në një stacion policie. Grusht Shteti ka shënjestruar anëtarët e Vëllezërise dhe perkrahësit e Presidentit Muhamed Mursi për ta eliminuar revoltën gjithëpopullore anti grusht shtet.
Vëllezëria Muslimane mohon cdo lidhje dhe akt dhune të jetë ushtruar nga anëtaret apo protestuesit. Protestat tona janë paqesore dhe asnjëher nuk ka ndodhur dhe nuk ndodhë që organizata të ketë marrur ndonjë akt dhune janë shprehur udheheqës të lëvizjes së Vëllezërve. Të gjitha këto janë mjete që përdor ushtria për ta shtypur vullnetin e popullit për liri janë shprehur ata.
“Gjykata ka vendosur të dënojë me vdekje 529 të akuzuarit dhe 16 i la i lirë,” tha avokati Ahmed al-Sharif për Reuters.
Vendimi mund të apelohet.
Gjyqi është instrument në dorën e puçistëve të cilët janë pjesë e masave të ashpra të ushtrisë mbi Vëllazërinë Myslimane. Ata ndërtuan një aparaturë të hekurt dhe ndëshkuese për mbështetësit e Presidentit legjitim Muhamed Mursi.
Shumica e të pandehurve u arrestuan gjatë përleshjeve të cilat shpërthyen në provincën jugore të Minya pas shpërndarjes me dhunë të dy kampeve të protestave të Vëllazërisë muslimane në Kajro më 14 gusht.
Vetëm 123 nga të pandehurit ishin të pranishëm. Pjesa tjetër u lirua, ose janë liruar me kusht, apo janë në arrati.
Ndërsa një grupi i dytë prej rreth 700 të pandehurve do të jetë në bankën e të akuzuarve të martën. Ata akuzohen për sulm ndaj dy njerëzve dhe pronës publike në jug të Egjiptit në gusht.
Qeveria ka deklaruar Vëllazërinë si një grup “terrorist”.
Gazetarët e Al Jazeera do të sillen në gjykatë si pjesë e gjyqit të tyre të vazhdueshëm për përhapjen e lajmit të rrem dhe duke qenë pjesë e një organizate terroriste. Al Jazeera mohon të gjitha akuzat kundër stafit të saj./mesazhi/
Categories