Categories
Lajme

Egjipt: Dënime të rënda për protestueset Pro Mursi, dënohen dhe adoleshentet

Një gjykatë egjiptiane në ka dhënë dënime te rënda deri me 11 vite për 21 mbështetëset e presidentit Mursi duke përfshirë aty dhe vajza të mitura që nga mosha 15 vjeçare, për mbajtjen e protestave, shkruajnë mediat botërore.
Kjo është edhe një goditje tjetër ndaj protestave paqësore të Vëllazërisë Muslimane dhe mbështetësve të tyre që prej fillimit të protestave në muajin korrik.
Vendimi për këto dënime u lëshua të mërkurën nga një gjykatë në Aleksandri.
Nobelistja dënon burgosjen e vajzave
Nobelistja Jemenase Tawakkol Karaman ka dënuar vendimin e gjykatës egjiptiane, duke vënë në dukje se si vendimi përkon me Ditën Ndërkombëtare për Eliminimin e Dhunës ndaj Grave, dhe është reflektim i shëmtisë së grushtit të shtetit.
Karaman tha nëpërmjet faqes së saj zyrtare në Facebook tha se verdikti i sotëm që të dënohen 14 vajza që morën pjesë në protestat anti-të grushtit të shtetit me nga 11 vjet burg pasqyron barbarizmin e grushtit të shtetit.
Ajo shtoi se revolucioni i janarit u takon burrave dhe grave, dhe se rezistenca e vajzave të dënuara është provë e se revolucioni egjiptian është në rrugën e vet, dhe se as shtypja e as represioni nuk mund ta ndalë atë.

Exit mobile version