Categories
Lajme

Egjipt, grupet e të drejtave kërkojnë hetim rreth vendimeve në Minya

Shumë organizata të të drejtave egjiptiane bënë thirrje për një hetim të gjyqtarëve të cilët gjatë shpallën vendimet për vdekje në masë dhe dënime me burgim të përjetshëm kundër më shumë se një mijë njerëzve, shumica mbështetës të presidentit të rrëzuar Muhamed Mursi.
Duke akuzuar gjykatën se ka “shkelur rregullat themelore të një gjykimi të drejtë”, 13 OJQ përmes një deklarate, kërkuan dërgimin e çështjes në Këshillin e Lartë Gjyqësor – autoriteti më i lartë gjyqësor i vendit për hetim.
Të hënën, një gjykatë në provincën Minya të Egjiptit dënoi me vdekje 37 mbështetësit e presidentit të rrëzuar Muhamed Mursi dhe 491 të tjerë me burg të përjetshëm.
Gjykata ka referuar edhe 683 të pandehur, përfshirë edhe liderin Muhamed Bedie, tek zyrtari më i lartë fetar i Egjiptit për të marrë parasysh dënimet e mundshme me vdekje kundër tyre, nën akuza për dhunë.
Organizatat për të drejtat e akuzuan gjykatësin e kësaj gjykate Said Youssef për të qenë i njëanshëm ndaj forcave të sigurisë, duke përmendur një verdikt të mëparshëm të Youssef në vitin 2013 i cili liroi të gjithë personelin e sigurisë nga akuzat për vrasjen e protestuesve gjatë kryengritjes së vitit 2011 në krahinën qendrore Beni Suef.
Verdikti i së hënës, lëvizja më e fundit në një goditje të gjerë ndaj Vëllazërisë nga autoritetet e mbështetura nga ushtria, tërhoqi kritika të forta nga vëzhguesit ndërkombëtarë dhe shumica e komunitetit perëndimor.
Që prej rrëzimit të Mursit, mijëra anëtarë të grupeve islamike dhe simpatizantë janë arrestuar dhe dënuar për akuza të shumta./mesazhi/

Exit mobile version