Qeveria e rrëzuar egjiptiane ka dorëzuar një ankesë në Gjykatën Ndërkombëtare të Krimeve (ICC), me anë të së cilës kërkon hetime mbi ato, që ajo i quan krime të ndërmarra nga ushtria ndaj anëtarëve të saj.
Akt-padia akuzon ushtrinë se ka organizuar një grusht shteti ndaj presidentit të parë të zgjedhur në rrugë demokratike në Egjipt, Mohamed Morsi, si dhe ndaj qeverisë së tij, që u pasua me burgosjen e të gjithë anëtarëve të saj. Por, edhe për përdorimin e “forcës ekstreme për të shpërndarë civilët, që u mblodhën në protesta kundër grushtit të shtetit”, thuhej në deklaratën e publikuar nga zyra avokatore “Irvine Thanvi Natas”, gjatë së hënës.
“Në Nëntor 2013, ekipi ligjor detajoi provat që janë mbledhur gjatë hetimeve të tyre, që tregojnë pikë së pari çështjen se ushtria, policia dhe anëtarët politik të regjimit kanë kryer krime ndaj njerëzimit kundër civilëve egjiptianë, që protestuan kundër grushtit të shtetit”, lexohej në deklaratë.
Që prej 3 Korrikut, kur ditë të tëra protestash kulmuan me rrëzimin e Morsi-t, qindra mbështetës kryesisht të Vllazërisë Muslimane janë vrarë dhe mijëra të tjerë janë burgosur. Dhuna dhe arrestimet u përshkallëzuan pas vendimit të qeverisë, më 25 Dhjetor, për ta konsideruar grupin si një organizatë terroriste.
“Akuza, që është dorëzuar në ICC më 20 Dhjetor 2013, përmban prova të detajuara dhe imponuese, se aktet kriminale të ndërmarra nga regjimi ushtarak përfshijnë vrasje, burgosje antiligjore, tortura, persekutime ndaj një grupi të identifikueshëm, zhdukjen e detyrueshme të personave dhe disa akte të tjera antinjerëzore të ngjashme, të cilat kanë shkaktuar qëllimisht vuajtje apo dëmtime serioze në trupat e tyre, apo edhe ndaj shëndetit mendor e fizik. Provat tregojnë se aktet e denoncuara kanë qenë të përhapura gjerësisht dhe sistematike”, lexohej më tej në deklaratë. / Top Channel
admin
11 years ago
previous article
'Jeni Xhamia', simbolet e dyshimta kishtare pikturohen në të (FOTO)
next article
Xhamia prej druri në Etiopi
you might also like
KUVENDI RAPORTUES XVII
11 months ago
HALIL AVDULLI LIGJËROI NË SHKUP
11 months ago
“SIGURONI KIBLËN E JETËS”
1 year ago