Partia selefiste Nur u largua nga komisioni për ndryshimin e kushtetutës, për të protestuar kundër lëvizjes së grusht shtetit për të frenuar ndikimin e Islamit në punët shtetërore.
Partia Nur, e cila mbështeti rrëzimin e presidentit Muhamed Mursi, tha se nuk po del përfundimisht nga komiteti, por dëshiron të tregojë zemërimin e vet ndaj përjashtimit të islamit që po e bëjnë autoritetet e grusht shtetit.
Vëllazëria myslimane, grupi më i madh islam në botë, është bërë objektiv i një goditjeje nga forcat e sigurisë, dhe ndonëse deri tani ka qenë në poste të larta, tani nuk ka asnjë përfaqësues në komision kushtetues.
Së paku 2.000 aktivistë kryesisht anëtarë dhe drejtues të Vëllazërisë, janë arrestuar që nga rrëzimi i Mursit, i cili është burgosur gjithashtu. Më shumë se 2.000 njerëz kanë vdekur në trazirat që prej përmbysjes së presidentit Mursi. /mesazhi/
Categories