Zëdhënësi i Partisë Selefiste Nur, Nadër Bakkar, tha të shtunën se partia e tij do të mbështesë ish-ministrin e mbrojtjes Abdel-Fattah Al-Sisi në zgjedhjet e ardhshme presidenciale të planifikuara për në fund të majit.
Partia Nur gjithashtu mbështeti grushtin shtetin ushtarak të 3 korrikut kundër presidentit të zgjedhur Muhamed Mursi.
Sipas Bakkar, bordi ekzekutiv i partisë votuan njëzëri për Al-Sisin kundër rivalit të tij të vetëm Hamdeen Sabbahi.
Vendimi është bërë pas takimeve të zhvilluara me të dy kandidatët, shtoi ai.
Në zgjedhjet presidenciale të vitit 2012, partia Nur votoi për ish-udhëheqësin e Vëllazërisë, Abdel-Monem Ebul Fotouh, dhe jo për Mursin./mesazhi/
Categories