Categories
Lajme

Egjipt – Policia shpërndan me gaz lotsjellës protestën e studentëve mbështetës të Mursit

Policia egjiptiane hodhi gaz lotsjellës për shpërndarjen e një proteste studentësh në mbështetje të presidentit të rrëzuar nga ushtria, Muhamed Mursi, deklaruan zyrtarë të shërbimeve të sigurisë.
“Studentët, të cilët u nisën nga al-Azhar në Kajro, njëri prej universiteteve islamike më prestigjoze në botë, u vendosën në një aks të madh rrugor në afërsi të universitetit përpara se të shpërndaheshin me gaz lotsjellës e plumba gome”, cituan më tej burimet nga forcat e sigurisë.
Nuk u raportua asnjë viktimë pas ngjarjes.

Exit mobile version