Prokuroria e Egjiptit urdhëroi sot arrestimin e liderit të Vëllazërisë Myslimane Muhammed Badie. Zoti Badie akuzohet për nxitje të akteve të dhunës në Kajro gjatë ditës së premte ku u vranë të paktën 51 persona. Shumë figura të kësaj lëvizje ndodhen në burg, ndërsa urdhër arrestet janë lëshuar edhe për qindra të tjerë.
Një akt i tillë ndodh teksa kryeministri i përkohshëm i këtij vendi po përpiqet të formojë qeverinë e re të dalë pas rrëzimit nga pushteti të presidentit Mohamed Morsi.
Presidenti i përkohshëm Adli Mansour, kandidoi dje ekonomistin liberal dhe ish-ministrin e financave, Hazem el-Beblaëi, për kryeministër, ndërsa ish-diplomatin në OKB, Muhammad El-Baradei, për postin e zëvendëspresidentit për çështjet e Politikës së Jashtme. (BalkanWeb)
EDITOR
11 years ago
previous article
Scooteri elektrik me një gomë (VIDEO)
you might also like
KUVENDI RAPORTUES XVII
12 months ago
HALIL AVDULLI LIGJËROI NË SHKUP
12 months ago
“SIGURONI KIBLËN E JETËS”
1 year ago