Categories
Lajme

Egjipt, Vëllazëria Muslimane thërret në revolucion të ri

KAJRO (AA) – Në qytetet e ndryshme të Egjiptit u organizuan demonstrata kundër grusht shtetit në përvjetorin e 5-të të revolucionit të 25 janarit me të cilën iu dha fund qeverisjes 30 vjeçare të Hosni Mubarakut, raporton Anadolu Agency (AA).

Në kuadër të përvjetorit të 5-të të revolucionit egjiptian qindra persona protestuan kundër grusht shtetit në qytetet Nasr, Ismailije, Beni Suvejf, Kaljubije dhe Giza.

Demonstruesit duke brohoritur me pankarta kundër qeverisë së grusht shtetit dhe presidentit Abdel Fattah el-Sisi, mbajtën fotografitë e presidentit të parë të zgjedhur Mohamed Morsi i cili u rrëzua me grusht shtet si dhe pankarta me simbole të “R4bia”.

Policia mori masa të rrepta sigurie në qendrat e qyteteve por nuk pati asnjë incident në mes demonstruesve dhe policisë.

– Thirrje për demonstrata nga Vëllazëria Muslimane

Në deklaratën në uebfaqen e Vëllazërisë Muslimane (Ihvan) u bë thirrje për një demonstratë me mesazhin “Revolucioni i ri dhe rrëzimi i grusht shtetit”.

Exit mobile version