Egjiptasit, për arsye të ndryshme, janë përgatitur për të marrë rrugët të shtunën për të shënuar përvjetorin e tretë të kryengritjes që çoi në rrëzimin e Husni Mubarakut, i cili sundoi Egjiptin me grusht të hekurt për tri dekada.
Disa grupe të vogla shumë herë janë mbledhur në sheshin ikonë, për protesta gjatë tre viteve të fundit për të shfaqur pakënaqësitë e tyre me punën e qeverisë, shkeljet e policisë, ekonominë e stagnuar dhe korrupsionin zyrtar.
Por, sot dy kampe rivale kanë drejtuar sytë e tyre në këtë shesh, dhe secili dëshiron që ta ketë atë për vete.
Një grup i madh pro-demokracisë në Egjipt ka njoftuar për 35 pika fillestare në Kajro dhe Giza për marshin e planifikuar për të shtunën, për të shënuar përvjetorin e tretë të kryengritjes së vitit 2011.
Marshimet do të përcaktohen pas lutjeve të mesditës nga 35 pika të ndryshme të kuvendit, të gjitha këto në xhamia, thuhet në një deklaratë .
Grupet pro-demokracisë bëjnë thirrje për një “valë të re revolucionare” për të protestuar kundër rrëzimit të presidentit të zgjedhur Muhamed Mursi nga ushtria më 3 korrik.
Por përkrahësit e autoriteteve të përkohshme të instaluar nga ushtria, nga ana e tyre, kanë në plan për të shënuar përvjetorin e revolucionit në sheshin Tahrir të Kajros, epiqendër e protestave kundër Mubarakut dhe Mursit.
Disa prej tyre duan të shfrytëzojnë rastin për t’i bërë thirrje shefit të ushtrisë Abdel Fatah al-Sisi për të kandiduar për president.
Të paktën 17 vetë u vranë të premten në përleshje të ndara, në pjesë të ndryshme të vendit, në mes forcave të sigurisë dhe protestuesve pro-demokracisë, kanë bërë të ditur burimet mjekësore.
Gjashtë vetë u vranë, dhe një numër u plagosën, në një seri bombash që goditi Kajron dhe Gizën të premten në mëngjes./mesazhi/
Categories