Categories
Opinione

Eja, më thuaj se vlej dhe se ia vlen!

Ramazani po afrohet! Me këtë po ofrohet një mundësi e mirë për të filluar ndonjë gjë më të mirë krahas asaj që deri më tani e kemi bërë. Besimtari duhet të jetë i mirë dhe i vëmendshëm përgjatë tërë vitit e jetës, por në muajin ramazan, sikur e sheh vetën të ulur nën hijen e një rrapi me gjethe të harlisura, ku pas një këndellje që ofron hija e atij rrapi, ai ka mundësi më qartë të mendoj për vetën, ku ishte, ku gjendet dhe ku do të shkon.
Nëse deri më tani nuk e ke kuptuar si duhet shehadetin dhe obligimet pas kësaj dëshmie, atëherë në këtë muaj të bekuar ke mundësi më lehtë të mendosh rreth një gjëje të tillë. Nëse deri më tani nuk e ke falur namazin, ose e ke falur duke qenë i shkujdesur, atëherë në këtë muaj të bekuar ke mundësi ta përmirësosh atë gjendje të amullt. Nëse nuk ke pasur gjithaq kohë për të menduar rreth mëkateve tua, atëherë tani ke mundësi ta besh një gjë të tillë, madje duke e ditur se çmimi i faljes është shumë i lirë në këtë muaj. Nëse ke thithur duhan, atëherë një rast shumë i mirë është që në këtë muaj t’i thuash kësaj dukurie vrasëse e mëkatare shporru gjithandej. Nëse ke qenë nervoz për punë të imëta dhe me nerva të çelikta ndaj malit të mëkateve, atëherë në këtë muaj, nën hijen e këtij rrapi të madh që pandërprerë rrihet prej një puhize të lehtë, ke mundësi që nervozen ta trajtësosh në durim e mirësjellje dhe nervat e çelikta ndaj bjeshkës së mëkatit në pendim të çelikosur ndaj të bëmave të pështira.
Kësisoj, të dashur lexues, kërkojmë hallallin tuaj, t’ia falim gabimet njëri-tjetrit dhe të futemi sa më të fortë e me sa më pak zili në këtë muaj të mëshirës, faljes dhe shpërblimit!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Exit mobile version