Barcelona është ekipi më i dashur në Evropë. Sipas një studimi italian, katalanasit numërojnë rreth 70 milionë mbështetës në mbarë kontinentin.
Pas kampionëve të Spanjës renditen rivalët e Realit me 62 milionë, të ndjekur nga Bajerni i Mynihut (53 milionë), Mançester Junajtidi (52), Arsenali (45), Çelsi (43) dhe Juventusi (38).
Këta të fundit kanë numrin më të madh të përkrahësve brenda Italisë (29%), dukshëm të shkëputur nga Milani (16.3), Interi (16), Napoli (11.6) dhe Roma (7.7).
/Start