Gjuhëtari Arsim Jonuzi thotë se ka gjetur një propozim shqip për fjalën e shumëpërdorur “selfie”. Ai thotë se asaj në gjuhën shqipe duhet t’i themi “vetie”, ndërsa në trajtën e shquar “vetia”.
“Dukuria e fotografimit të vetes ka marrë jehonë, sidomos për shkak të dy faktorëve: 1) dalja e madhe në pah e celularëve të mençur, të cilët zakonisht kanë pikselazhë të lartë; 2) prania dhe lidhja e gjithëkohshme e njerëzve me rrjetet sociale. Si rrjedhojë, është detyrë e profesionistëve përkatës të japin kontributin e tyre aty ku duhet. Unë konsiderova disa versione, me në krye transliterimin e vetë origjinalit “selfie” në “selfi”. Miku dhe kolegu im Shpëtim Hyseni propozoi “vetëfotografim” dhe gjithsesi se edhe kjo ka logjikën e vet gjuhësore. Mirëpo, siç i thashë edhe atij, nuk mund të jetojë gjatë as kjo frazë. Sepse është e gjatë. U nisa nga logjika që janë nisur vetë anglishtfolësit. “Self” do të thotë “vete” dhe arsyetimi fillestar i përdorimit ka qenë që personi e fotografon veten vetë.”, shprehet Arsim Jonuzi për portalin fri.org.mk.
Përndryshe, ai është poet dhe përkthyes nën emrin e blogut të tij personal www.ajoni.net, kurse veprimtaria e pasurimit të fjalëve është një nga projektet që ka nisur kohëve të fundit./fri.org.mk
EDITOR
11 years ago
previous article
Tifozët në Brazil konvertohen në musliman (Video)
next article