Këtë fundjavë shkolla edukative “Hoxhë Sali Bislimi” organizoi ekskurzion njëditor me karakter edukativ, rekreativ dhe sportiv.
Ky aktivitet u realizua në kuadër të aktiviteteve të Forumit Rinor Islam – dega Shkup.

Pjesëmarrës ishin nxënësit e kësaj shkolle. Ekskurzioni filloi me fjalim dhe disa këshilla nga pëgjegjësja e kësaj shkolle Meral Halili, më pas vijoi bashkëbisedimi me nxënësit për tema të ndryshme, u organizuan lojëra të ndryshme edukative, sfiduese, futboll, vrap, namazi i drekës si dhe ushqimi i përbashkët.

5 maj 2024, Shkup