Këtë fundjavë shkolla edukative “Haxhi Nazim Xhaferri” organizoi ekskurzion njëditor me karakter edukativ, rekreativ dhe sportiv.
Ky aktivitet u realizua në kuadër të planprogramit vjetor të Forumit Rinor Islam.
Pjesëmarrës ishin kursistët, grupet e nxënësve dhe nënat e tyre si dhe grupi i grave. Për fëmijët u organizuan lojëra të ndryshme edukative, sfiduese, futboll, vrap, shpërblime si dhe ushqimi i përbashkët.
 Ndërkaq para grave fjalë rasti kishte përgjegjësja dhe edukatorja.
Kërçovë, 14 tetor 2023