Në kuadrin e festimeve për zgjedhjen e qytetit të bekuar të Medines, si qyteti i kulturës islame, princi i qytetit ka hapur një ekspozitë me titull “Muhamedi i dërguari i Zotit”.
Ekspozita përmban një sërë mjetesh dhe teknologjish në të cilat ofrohet një imazh më i qartë i jetëshkrimit të profetit Muhamed a.s.
Ekspozita është e ndarë në dy pjesë, ku njëra pjesë përmban citate nga Kurani dhe nga tradita profetike, në të cilat shfaqet madhështia e figurës së tij, statusi dhe vlerat, të shoqëruara me momente të spikatura nga jeta e tij, ajete dhe hadithe të ndryshme. Në pjesën e dytë, gjenden 39 tablo nga jeta e Profetit a.s në Mekë dhe në Medine, gjenealogjia e tij, jeta e tij familjare, fëmijët djem dhe vajza.
Ekspozita është pajisur edhe me imazhe të ndryshme nga historia e urbanizimit të Medines dhe xhamisë së profetit Muhamed a.s dhe ndryshimet që kanë ndodhur përgjatë historisë. Gjithashtu, gjendet dhe një moket i xhamisë së Profetit a.s në kohën e Profetit a.s dhe shokëve të tij. /ardhmeriaonline/
Categories