Ambasada spanjolle në Riad, ka organizuar një ekspozitë kulturore ku janë paraqitur pesëdhjetë fotot që fituan konkursin “Nga Kurtube në Cordoba” e organizuar një vit më parë nga Shtëpia Arabe dhe që synonte të rizgjojë trashëgiminë islame në Andaluzi.
Sipas dr Abdullah Seud, drejtor i muzeut kombëtar në Riad, qëllimi kryesor i kësaj ekspozite është që publiku të njihet me një periudhë të rëndësishme të umetit islam, atë të Parajsës së Humbur për të cilën flitet shpesh.
Xhevahiri i Humbur, siç njihet dhe ndryshe, Andaluzia përbën një civilizim të ngritur dhe të humbur më pas nga myslimanët, civilizim nga i cili ka mbetur vetëm në kujtesë.
Literatura e vjetër flet me madhështi për Andaluzinë, Parajsën e Humbur, flet për Kordobën, Grenadën, Zahra, xhaminë e madhe, Alhambra etj… Të gjitha këto janë ndërtesa me vlera arkitekturore të çmuara islame dhe të cilat u kanë rezistuar kohërave. Ato rrëfejnë historinë e një umeti, i cili jetoi për të lulëzuar jetën në tokë.
Fotot e ekspozuara e çojnë vizitorin në Kordobë, muret e saj rrethuese, portat, minaret, kështjellat etj… të cilat pasqyrojnë shijen dhe madhështinë andaluziane. Ato, sikur janë ndërtuar për të qenë të përjetshme. /ardhmeriaonline/