Kjo video tregon një elefant të inatosur teksa shtyn dhe rrokullis një makinë si të ishte një lodër.
Brenda makinës ndodhej një mësuese britanike, Sarah Brooks, dhe i fejuari i saj gjatë një udhëtimi në Safarin afrikan.
Çifti po filmonte elefantin nga makina, para se të ndodhte incidenti, i cili u filmua nga disa turistë të tjerë në një makinë që ndodhej diku më larg.
Mësuesja nga Spalfing i Lincolnshire u dërgua në spital ku iu nënshtrua një trajtimi disa ditor.
Ajo dhe i fejuari po festonin përvjetorin e lidhjes, ku zonja Brooks pati mundësinë të takonte dhe familjen e të fejuarit afrikan.
Pas ngjarjes, autoritetet e parkut e vranë elefantin, i cili ishte bërë agresiv për shkak të nivelit të lartë të testosteronit.
/Start/
Categories