Categories
Lajme FRI

Emocionet e rrezikshme, dhe spiritualiteti çlirues – Tarik Ramadan

Emocionet tona janë shpesh të bukura, por gjithashtu ato mund të jenë edhe të rrezikshme. Ato përfaqësojnë vetvetishmërinë tonë dhe duken se na flasin ne, rreth lirisë sonë.  Dhe ende të gjitha studimet bashkohore-nga neurologjia dhe psikologjia deri te marketingu- provojnë se emocionet tona janë forma e vetë-shprehjes mbi të cilat ne kemi më pak kontroll, se ato janë tepër të rrezikuara , se në thelb manipulohen lehtë.
Reklamat, muzika, atmosferat, mesazhet e të pandërgjegjshmes dhe filmat, mund të kenë një ndikim në jetën tonë emocionale, dhe se ne nuk mund ti kontrollojmë ato sepse ne nuk jemi as të vetëdijshëm për këtë. ‘Kampi ushtarak’ që bashkërendon agjencitë e trurit tonë është i cenueshëm, në të dyja aspektet si në vetvete ashtu edhe brenda. Në fakt, ai i cili mund të njohë dhe të zotërojë funksionimin dhe psikologjinë e tij nga faktorët e jashtëm, mund të bëhet dy herë i sunduar nga ato.
Epoka e komunikimeve globale është gjithashtu edhe epoka e emocioneve globale: qysh nga vdekja e Princeshës Diana, deri në ngjarjet sportive madje edhe te cunami shkatërrues që goditi Azinë në dhjetor të vitit 2004, ne kemi qenë dëshmitarë të tubimeve të ritualeve masive në të cilat me miliona individë u mbuluan nga lotët, gëzimi apo mbajtja e zisë.
Dukuri të tilla planetare janë të paparashikueshme dhe të pakontrollueshme, pasi i fshijnë nga faqja e dheut dhe e kolonizojnë ndërgjegjen dhe zemrat tona: askush nuk mund të parashikojë se çfarë drejtimi mund të marrin trazira të tilla popullore, apo se cilat perëndi do të adhurojnë turmat e pasionuara.  Ne përpiqemi që të vlerësojmë rreziqet që mund të vijnë nga këto ‘mitingje rituale’  të pakontrolluara në të dyja nivelet si atë individual ashtu edhe atë kolektiv: si mundemi ne që ti kontrollojmë emocionet?  A mundemi ne që njëkohësisht të jemi vetvetja ndërsa ende mbetemi racional?
Tensionet intime dhe konfliktet e brendshme(  të cilat kundërshtojnë mendjen dhe trupin, apo më rëndomtë amigdalën dhe neo-korteksin) mund të rezultojnë në një humbje të rrezikshme të vetë-kontrollit, apo në një ndjenjë të çeikuilibrimit dhe nervozizmit.  Të njëjtën aspiratë ne e gjejmë në zemër të predikimeve themelore të Taoizmit, Hinduizmit dhe Budizmit: Ne duhet ti tejkalojmë konfliktet e brëndshme dhe zhbalancimet që na bëjnë ne të vuajmë dhe që na ngurtësojnë ne dhe humanizmin tonë.
Gjendja natyrale e individit është që të jetë ‘në tension’ duke qenë i  shqyer mes kërkesave të mendjes së vetëdijshme që përpiqet të jenë nën kontroll, si dhe emocioneve dhe pasioneve që marrin posedimin e mendjes, trupit dhe zmerës. Shërimi shpirtëror përfshin një kërkim për një harmoni të brendshme, analizim si dhe vetë-çlirim.
Kjo zhytje në ‘vetvete’ ka një sërë objektivash. Ajo përfshin analizën e vetvetes,  përpjekjen për të distancuar vetvetet tona nga reagimet e menjëhershme emocionale duke u përpjekur kështu për të identifikuar, vëzhguar dhe rënë në mendime aq sa për të fituar kontrollin ndaj tyre. Kjo ‘hyrje në vetvete’ zbulon gjithashtu thelbin e gjërave, të pranisë në botë dhe të pranisë së botës.
Mënjanimi i vetveteve nga vetja jonë si dhe në të njëjtën kohë përpjekja për të arritur një depërtim të thellë, do të thotë se për këtë arsye është e lidhur me ngritjen e vetëdijes mbi dimensionin fizik të elementeve me synimin për të kuptuar kuptimin e tyre metafizik si dhe mbishkrimin e tyre brenda kozmosit.
Ky dialog mes mikrokozmosit intim dhe kozmosit të pafund zbulon një dimension të tretë që hedh dritë mbi thelbin e shpirtit, inteligjencën e zemrës si dhe kuptimin e vdekjes. Fillimi mund të jetë i gjatë dhe i vështirë, dhe etapat e këtyre predikimeve janë të lidhura me kuptimin e vetes si dhe kontrollin ndaj mocioneve. Kuptimi dhe kontrolli përfaqësojnë një etapë në rrugëtimin drejt zotërimit të brendshëm dhe pastaj transhedencës përfundimtare (e cila i sjell të dyja harmoninë dhe paqen ashtu siç vetvetja shkrihet me të Tërën).
Kjo fazë përfundimtare mund të ketë përmbajtjen dhe formën e një natyre emocionale, por kjo dispozitë ka qenë e orientuar nga një mendje e ndërgjegjshme, e edukuar nga arsyeja, si dhe e aftësuar dhe e trashedentuar nga ky fillim drejt ekzistencës.
 
Epoka jonë shfaqet se na ka mashtruar ne duke na konfuzuar gjendje të caktuara emocionale me gjendjet shpirtërore: Në të vërtet nuk mund të ketë spiritualitet pa emocione, por teksa emocionet tona mund të na kthejnë ne në ‘ objekte thjesht reaguese’ apo edhe skllevër të zbrazur nga pushteti i vullnetit dhe lirisë, spiritualiteti na kërkon ne që të jemi subjekte me vëtëdije, si dhe të kërkojmë kuptimin e të dyjave sit ë momentit të menjëhershëm të impulsit si dhe cikleve të pafundme të fatit.
Emocioni është ai dimension i subjektit që shprehet në reaktivitetin e menjëhershëm të qenies; spiritualiteti është ajo çka subjekti zbulon dhe shpreh nëpërmjet edukimit të zotëruar nga ky subjekt.
Emocionet tona na burgosin ne, por spiritualiteti është si frymëzim ashtu edhe një kërkesë për liri. Predikimet e spiritualiteteve të lashta, psikologjive modern, filozofive dhe feve janë gjithmonë të njëjta; ne duhet të bëhemi të vetëdijshëm se si ne funksionojmë si individë dhe komunitete, të krijojmë një distancë kritike mes nesh vetveteve dhe botës rreth nesh, të mësojmë që të dëgjojmë, të flasim dhe sit ë komunikojmë si dhe të kuptojmë se fundi koklavitshmërinë tonë dhe atë të tjetrit.
Mund të duket e çuditshme dhe paradoksale që të themi kështu, por veprimi parësor i çlirimit shpirtëror shtrihet në qëndrimin fillestar të përvetësuar nga subjekti. Përvoja e jetuar e spiritualitetit kërkon nga subjekti njeri tre gjëra që janë të nënkuptuara në të gjitha traditat: Autonominë e subjektit ( si kundërvënie ndaj ndërvarësisë që prek subjektin), pranimi i vetëdijshëm i përgjegjësisë ( si kundërvënie ndaj mentalitetit të viktimës), si dhe një qëndrim shpresëdhënës dhe konstruktiv ( si kundërvënie ndaj dëshpërimit, disfatizmit apo nihilizmit që nuk beson në mundësinë e ndryshimit). Përderisa emocioni mund të jetë diçka ndaj së cilit ne nënshtrohemi, spiritualiteti kërkon një veprim fillestar (dhe të vendosur) të vullnetit për të vlerësuar lirinë tonë, pa marrë parasysh se ku e gjen individi veten. Gjithashtu, individi  duhet të marrë një përgjegjësi themelore për shndërrimin e tij vetjak, dhe të mbështesë bindjen e thellë se çdo gjë është e mundur…..gjithmonë, dhe për të mirë.
Këto janë, ashtu siç duhet të jenë të qarta, parakushtet e vetëbesimit. Si mundemi ne që  ta fitojmë vetë-sim individual dhe kolektiv, në një epokë të karakterizuar nga frika dhe ankthi mbi sigurinë? Spiritualiteti i çliron dhe u jep kuptim gjërave: ai është i bazuar mbi një fillim brënda dhe për edukimin e vetë-ndërgjegjësimit, maturimit, pranimit të përgjegjësisë dhe shndërrimeve shkallë-shkallë. Misticizmat hebraik, të krishterë dhe mysliman na kujtojnë ne vazhdimisht etapat ekzemplare të këtij zgjimi shpirtëror: si fillim, ata janë në thelb shprehje të përvojave më të natyrshme dhe më banale të vdekjeve të zakonshme. Kur ne përballemi me sinjale dhe stimuj të jashtëm që kërcënojnë për të kapur pushtetin brenda trurit apo/dhe zemrave  tona (dhe ndërgjegjes), ne duhet të jemi të para armatosur nëse  dëshirojmë të mbetemi nën kontrollin e reagimeve tona. Nëse ne mund ta bëjmë këtë, mbetemi të lirë dhe njerëzorë.
Edukimi i zemrës, mendjes dhe imagjinatës në mënyrë që të trajnojmë vetveten për të parë më mirë, dëgjuar më mirë dhe ndjerë më mirë, shijuar më mirë dhe prekur më mirë është një nder kërkesat e autonomisë dhe lirisë që shtrihet në zemër të modernizmit, teknologjisë së përparuar si dhe globalizimit të jetëve të komunikimit. Në një epokë të komunikimeve masive, çdokush që nuk ka qenë i trajnuar për të qenë kritik ndaj informacionit, është një mendje e cenueshme dhe e brishtë që është e hapur ndaj të gjitha llojeve të manipulimeve të mundshme. Ne duam gjithashtu kohën për të veçuar vetvetet, për të analizuar dhe vlerësuar situatat kritike rreth atyre së çfarë ne perceptojmë. Asgjë nuk është e lehtë. Ky ushtrim shpirtëror është thelbësisht i rëndësishëm sepse ai i jep kuptim veprimeve më elementare të jetës: shikimit, dëgjimit, prekjes….dhe mendimit, lutjes dhe krijimit. Spiritualiteti qëndron në kuptimin e shtuar që është i natyrshëm madje edhe në veprimet më të thjeshta njerëzore. Ai mund të marrë formën e besimit, mendimit, artit apo dashurisë, por ajo gjithmonë përfshin një zgjedhje, veprim dhe një vullnet të lirë, në kundërshtim me emocionin që është një veprim pasiv, i imponuar dhe nganjëherë i pakontrolluar: pra kemi një oqean ndryshimi mes të dyjave. Emocioni është për spiritualitetin ,ajo se çfarë tërheqje fizike duhet të duam.
Përktheu: Ervin Hakorja

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Exit mobile version