Categories
Lajme

Entuziazmi i Ramazanit në Stamboll

Begatia e Ramazanit duket edhe nëpër iftare kolektive.

 
Stambolli vazhdon të jetoj me entuziazëm muajin e shenjt të Ramazanit.
Begatia e Ramazanit duket edhe nëpër iftare kolektive.
Programi tradicional i iftarit të Shoqatës së Biznesmenëve Luanët e Anadollit u organizua në Topkapi ku mori pjesë edhe Ministri i Arsimit Kombëtar, Nabi Avxhë.
“Uroj që ky muaj i shenjtë i Ramazanit të jetë i dobishëm për kombin dhe vendi tonë, për gjithë botën islame dhe njerëzimin”, u shpreh Ministri Avxhë.
Ndërkaq në iftarin e shtruar në rrugë nga ana e Bashkisë së Stambollit në lagjen Kartal mori pjesë edhe Ministri i Integrimit Evropian, Egemen Baësh.
“Jemi duke e jetuar këtë muaj të shenjtë të Ramazanit me të gjitha bukuritë e tij. Por, fatkeqësisht kemi vëllezër që nuk mund e jetojnë këtë bukuri. Vëllezërit tanë në Egjipt, Siri, Palestinë, Birmani për fat të keq nuk e jetojnë këtë bukuri të Ramazanit. Në njërën anë do të jemi mirënjohës për gjendjen në të cilën ndodhemi dhe në anën tjetër nuk do ti harrojmë në lutje edhe këta vëllezër tanë”, u shpreh Baësh.
Ndërsa në lagjen Baxhëllar (Bağcılar) të Stambollit u shtrua iftar për 2 mijë e 500 persona nëpër çadra me kondicioner.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Exit mobile version