Kryeministri Rexhep Tajip Erdoan ndodhet në qytezën Rejhanllë të Hatajit, ku 51 persona humbën jetën si pasojë e dy atentateve me bombë.
Ai iu drejtua me një fjalim popullit, ku duke dhënë mesazhe të solidaritetit tha: “Ju i hapët krahët për vëllezërit tanë që emigruan nga Siria. Mos u vini veshin asnjëherë atyre që iu thonë t’i përzini ata prej këtej. Ne do të jemi ensarët dhe nuk kemi për t’u lënë rrugë atyre që kërkojnë zënka dhe që bëjnë keq”.
Duke treguar një reagim të ashpër për Beshar Esadin, Kryeministri Erdoan tha: “Dua që ju të dini këtë gjë; ngjarjet që po ndodhin mu pranë nesh nuk janë diçka e zakonshme. Ata që përpiqen të vazhdojnë sulltanatin e tyre kanë trazuar qetësinë tonë. Esadi mizor, shkeli me këmbë vëllazërinë tonë… Këto ditë kanë për të kaluar, dhe forcat opozitare në Siri do ta rrëzojnë nga pushteti Esadin”.
Pritet që Kryeministri Erdoan të vizitojë edhe familjet e viktimave në incident dhe t’u shprehë atyre ngushëllimet.
Pas përfundimit të vizitës dhe kontakteve në Rejhanllë, Erdoan do të kalojë në qendrën e provincës Hataj dhe do të mbajë një fjalim në degën e partisë në këtë provincë ku do të bëjë thirrje për tregim maturie. /trt/
EDITOR
12 years ago
previous article
Një pyll për prodhimin e cilësisë më të lartë të mjaltit
you might also like
KUVENDI RAPORTUES XVII
11 months ago
HALIL AVDULLI LIGJËROI NË SHKUP
11 months ago
“SIGURONI KIBLËN E JETËS”
1 year ago