Drama në hapësirën gjeografike islame ishte pjesë e agjendës së deklaratave të djeshme të Kryeministrit Rexhep Tajip Erdoan.
Duke iu referuar zhvillimeve në Siri dhe Egjipt Kryeministri turk tha: “Ne do të vazhdojmë të mbrojmë vetëm të drejtën në çdo vend të botës që të jetë e nevojshme”.
Në fjalën që mbajti në mbylljen të Mbledhjes Konsultuese dhe Vlerësuese të Partisë AK në Këzëllxhëhamam të Ankarasë, Kryeministri Erdoan u ndal në dramën siriane dhe egjiptiane në një kohë që bota evokon përvjetorin e ngjarjes së Qerbelasë.
Ato që po ndodhin sot në hapësirën gjeografike islame Kryeministri Erdoan i ngjasoi me ngjarjen e Qerbelasë. “Konflikti nuk është një përplasje suni-shiite, por përplasja e të drejtës me pavlefshmërisë”, nënvizoi kryeministri turk.
Në fjalën e tij Erdoan foli edhe për Egjiptin, ku tha se ato që ndodhin sot në këtë vend janë një çështje që u intereson vetëm egjiptianëve.
“Çështja egjiptian nuk është një çështje vetëm e egjiptianëve, por njëkohësisht është çështje e të gjithë njerëzimit”, u shpreh Erdoan duke bërë shenjën ‘Rabia’.
“Shenja ‘Rabia’, vijoi Kryeministri Erdoan nuk është shenja që simbolizon vetëm kauzën e drejtë të popullit egjiptian. Kjo shenjë ‘Rabia’ tashmë është shenja “ndal padrejtësisë” në çdo vend të botës. Shenja ‘Rabia’ është shenja që thotë ‘Mjaft’ për të gjitha tiraninë, represionet, vdekjet, masakrat që ndodhin në çdo vend të botës. Shenja ‘Rabia’ tani është shenja ‘Ndal grushtit të shtetit’ në çdo vend të botës”.
EDITOR
11 years ago
you might also like
KUVENDI RAPORTUES XVII
11 months ago
HALIL AVDULLI LIGJËROI NË SHKUP
11 months ago
“SIGURONI KIBLËN E JETËS”
1 year ago