Categories
Lajme

Erdoan priti në takim liderin e Hamasit, Halit Meshal

Kryeministri Rexhep Tajip Erdoan e priti në takim liderin e Hamasit Halit Meshal.
Gjatë takimit u diskutua në lidhje me procesin e pajtimit kombëtar në Palestinë.
Sipas informatave të marra Meshal e informoi Kryeministrin Erdoan në lidhje me bisedimet dhe punimet e zhvilluara mes palëve palestineze për arritje në një pajtim kombëtar.
Mësohet se edhe Erdoani i dha mesazhe Meshalit për pajtim.
Sipas kësaj Erdoan i tha Meshalit është shumë e rëndësishme që ky proces të vazhdoj pa ndërprerje dhe se kjo do të japë kontribut të rëndësishëm paqes./trt/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Exit mobile version