Categories
Lajme

Erdoan: s’ka shtet që quhet Qipro

Kryeministri turk Rexhep Taip Erdogan dha deklaratë provokative në takimin në Poloni , duke theksuar se “nuk ekziston asnjë vend i cili quhet Qipro”, shkruan gazeta greke “Etnos”.
Ai, gjithashtu, shtoi se vendimi i BE-së  ta pranojë “administratën greko qipriote” në familjen e saj nuk është në pajtim me ligjet evropiane, por zgjidhje politike. Duke folur në takimin në Poloni, Erdogan më konkretisht deklaroi se nuk ekziston shtet i cili quhet Qipro, duke sqaruar se ajo që ekziston është administratë lokale e Qipros jugore. “Qiproja veriore ka edhe një linjë të gjelbërt mes Qipros veriore dhe jugore, në të cilën gjenden forcat e sigurisë të KB-së, për të cilat BE-ja e dinte kur e mori vendimin për anëtarësimin e këtij vendi ishull”, theksoi kryeministri turk. /MIA/

Exit mobile version