Kryeministri Rexhep Tajip Erdoan ka vizituar të plagosurit e Gazës që vazhdojnë të kurohen në Spitalin Shtetëror “Yenimahalle” në Ankara.

 

Kryeministri Rexhep Tajip Erdoan ka vizituar të plagosurit e Gazës që vazhdojnë të kurohen në Turqi.
Biseda e Kryeministrit Erdeoan me vajzën e vogël nga Gaza ishte shumë emocionuese.
Turqia është angazhuar për mjekimin dhe kurimin e palestinezëve të plagosur në sulmet e Izraelit në Gaza.
Edhe Kryeministri Erdoan nuk i la vetëm palestinezët mysafirë që janë shtruar në Spitalin Shtetëror Yenimahalle në Ankara.
I shoqëruar edhe nga Ministri i Shëndetësisë Mehmet Myezinollu Kryeministri Erdoan u informua mbi gjendjen shëndetësore të të plagosurve palestinezë dhe mbi ecurinë e procesit të trajtimit mjekësor.
Biseda e Kryeministrit Erdoan me vajzën e vogël të plagosur ishte shumë prekëse.
“Fitorja juaj është fitorja e Gazës. Ju faleminderit shumë që na sollët këtu. Pasi të kem dalë prej këtu ne do ta vërtetojmë që jemi më të fuqishëm se raketat që kanë goditur”, u shpreh vajza e plagosur palestineze.
Vajza e vogël nga Gaza dhe Kryeministri Erdoan i dhuruan njëri-tjetrit nga një tespihe.
Kryeministri nuk ia krehu prapa dëshirën vajzës së vogël për të lënë një mesazh në bllokun e saj të kujtimeve.
Në Spitalin Shtetëror “Yenimahalle” në Ankara për momentin mjekohen 15 palestinezë nga Gaza, nga të cilët 5 janë fëmijë.