Turqia që deri pak vitesh ishte një kredimarrëse nga FMN-ja, tani ajo ka ofruar 5 milionë dollarë amerikanë për vendet me ekonomi të dobëta.
Marrëveshja e Turqisë me FMN-në për kredimarrje e nënshkruar në vitin 1961, ka zgjatur deri në maj të vitit 2008.
Kështu, Turqia për 47 vite me FMN-në ka nënshkruar 19 marrëveshje, ku përmes këtyre marrëveshjeve ka siguruar rreth 50 miliardë dollarë. Kështu Turqia në vitin 2008 nuk u ul në tryezë me FMN-në për marrje të kredisë. Tani ajo përbën njëra nga kontribuueset në selinë e FMN-së.
Sipas sqarimeve që janë bërë nga Qendra e Bankës, Turqia do të jetë njëra ndër kontribuueset në FMN me një shumë prej 5 milionë dollarësh.
Në një intervistë të bërë kryeministrit turk, gazetarja mbetet e habitur kur pyet se si ka mundësi që Turqia nga kredimarrëse të kalojë në kredidhënëse, Erdogan i është përgjigjur shkurt, “Me frikë ndaj Zotit duke u ruajtur nga keqpërdorimet e buxhetit të shtetit”.
/Shekulli Online/
EDITOR
12 years ago
previous article
Të dhënat përfundimtare nga KSHZ: Kush sa vota mori?
you might also like
KUVENDI RAPORTUES XVII
11 months ago
HALIL AVDULLI LIGJËROI NË SHKUP
11 months ago
“SIGURONI KIBLËN E JETËS”
1 year ago