Kryeministri turk Rexhep Taip Erdogan e ka ftuar rivalin e tij politik Fethullah Gjylen të formojë parti politike dhe t’i bëjë konkurencë Partisë qeveritare të Drejtësisë dhe Zhvillimit (AKP).
Në fjalimin javor deri te Parlamenti, Erdogan dje premtoi se do ta vazhdojë luftën kundër “shtetin paralel”, e udhëhequr nga predikuesi Gjylen, i cili jeton në SHBA,.
Erdogan përsëriti se Qeveria është e vendosur “ta rrëzojë shtetin paralel”.
“Ofensiva që filloi më 17 dhjetor është vetëm projekt për rrëzim. Ata duan vetëm të rrëzojnë, nuk kanë për qëllim të ndërtojnë. Sipas tyre AKP duhet të tërhiqet nga pushteti. Atë që e propozojnë në vend të Qeverisë së AKP-së është kaosi, jostabiliteti, pasiguria, varfëria dhe korrupsioni”, theksoi Erdogan.
Kryeministri turk konsideron se operacioni i madh korruptues është komplot kundër tij. Erdogan  vlerëson se komploti është nga Gjyleni, aleat i tij i mëparshëm, i cili ka rrjet bashkëpunëtorësh në polici dhe sistemin gjyqësor./albpress/