Presidenti i Republikës së Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, theksoi se në Turqi nuk ka problem kurd por problem terrori.
Presidenti Erdogan tha se as lojërat që luhen në rajon dhe as cytjet që vihen në skenë brenda vendit, nuk do të mund ta devijojnë rrugën e Turqisë.
“Ne e dimë shumë mirë se në këto lojëra që luhen sot, shtrihen hesapet 2 mijë vjeçare të kësaj hapësire gjeografike. Pavarësisht të gjitha dhimbjeve që kemi përjetuar posaçërisht këto 200 vitet e fundit, të gjitha padrejtësitë që na janë bërë, pavarësisht humbjeve, ne jemi ende të fuqishëm, jemi ende në këmbë dhe do të vazhdojmë të jemi të tillë” tha Erdogan.
Presidenti turk në takimin me myftarët në pallatin presidencial, deklaroi se vitin e kaluar, në operacionet brenda dhe jashtë vendit janë asgjësuar më shumë se 3 mijë e 100 terroristë, ndërsa janë përjetuar 300 humbje jete ndër të cilët kishte ushtarë, policë, roje fshati dhe nënshtetas civilë.
Ai bëri të ditur se forcat e sigurisë po tregojnë sensibilitetin maksimal për të reduktuar në nivelin më të ulët dëmtimin e popullit civil nga veprimet terroriste në rajon.
Presidenti Erdogan kritikoi edhe deklaratat mbështetëse ndaj terrorit të disa politikanëve dhe u shpreh se ka ardhur koha për t’ju përgjigjur atyre që nuk preferojnë mundësitë politike, por veprojnë në mbështetje të terrorit dhe organizatave terroriste dhe që mundësitë politike i përdorin për të shkatërruar vetë atdheun e tyre.
Në lidhje me deputetët që veprojnë si anëtarë të organizatës terroriste, Presidenti i Turqisë tha se Kuvendi dhe ligji duhet të vihet në veprim.
“Imuniteti i deputetëve nuk është një perde për organizatën terroriste por është një e drejtë e sjellë për deputetët për ti dhënë më mirë shërbim popullit në Kuvend. Nuk duhet lejuar që në Kuvendin tonë të abuzohet me këtë të drejtë” tha Presidenti i Republikës së Turqisë, Recep Tayyip Erdogan.
EDITOR
9 years ago
previous article
Grupe shpendësh që krijojnë forma misterioze në qiell
you might also like
KUVENDI RAPORTUES XVII
12 months ago
HALIL AVDULLI LIGJËROI NË SHKUP
12 months ago
“SIGURONI KIBLËN E JETËS”
1 year ago