Categories
Lajme

Erdogan: Kurrë nuk pranoj se Islami dhe terrorizmi shkojnë bashkë

Gjatë qëndrimit të tij në qytetin turk Denizli, kryeministrin turk Rexhep Tajip Erdogan ka dënuar ashpër sulmet terroriste dhe krimet tjera që bëhet kinse në emër të Islamit në pjesë të ndryshme të botës

Ai përsëri dënoi fuqishëm sulmin në qendrën tregtare në Nairobi, ku 72 njerëz u vranë dhe 178 u plagosën.

Ai dënoi gjithashtu edhe sulmin ndaj kishës në Peshavar të Pakistanit, njëherit ngushëlloi familjarët e viktimave të tërmetit që ditë më parë tronditën këtë vend.

Erdogan shtoi se terrorizmi nuk është religjion, dhe kurrë nuk do të pranojë se Islami dhe terrorizmi shkojnë bashkë.

Erdogan, në emër të shtetit turk, dënoi ashpër sulmet terroriste në Irak, Jemen dhe Siri, si dhe në vendet tjera të botës.

“Ata që bëjnë dallimin mes organizatave terroriste, të cilat ata i kategorizojnë si ‘të mira’ dhe ‘të këqija’, që i miratojnë dhe i mbrojnë, janë fajtorë aq sa edhe vetë terroristët, dhe kriminel si vetë kriminelët”, tha kryeministri turk.

Ai tha se qëndrimi dhe pikëpamjet e Turqisë janë shumë të qarta.

“Ne nuk tolerojmë asnjë organizatë terroriste, çfarëdo qoftë ajo. Ne dënojmë fuqishëm dhe jemi kundër çdo akti terrorist, kudo qoftë në botë, kundër kujdo qoftë, apo çfarë qëllimi të ketë”, tha Erdogan, duke shtuar se kurrë nuk do të justifikojë vrasjen e fëmijëve dhe dëbimet brutale.

Exit mobile version