Categories
Lajme

Erdogan: Morsi mbetet president i Egjiptit

Mohamed Morsi mbetet president i Egjiptit, deklaroi mbrëmë kryeministri turk Rexhep Taip Erdogan.

 
Ai theksoi se i konsideron të pamundshme madje edhe kontaktet telefonike me nënkryetarin e ri egjiptian i obliguar për çështje ndërkombëtare, Mohamed el Baradej, duke theksuar se ish-drejtori i përgjithshëm i Agjencisë ndërkombëtare për energji bërthamore (ANEB) “nuk është zgjedhur, por është emëruar pas grusht-shtetit”.
-Në zgjedhjet presidenciale në Egjipt në vitin e kaluar Baradej fitoi 1,5 për qind të votave, ndërsa Mohamed Morsi 52 për qind. Unë e konsideroj Morsin për president të Egjiptit, sepse e respektoj popullin e këtij vendi, theksoi Erdogan, i cili kohën e fundit e hodhi poshtë propozimin për takim me Baradejin.
Sipas tij, protestat në Egjipt kundër ndërrimit të Morsit, paraqesin “luftë ligjore të egjiptianëve kundër grusht-shtetit”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Exit mobile version