Kryetari i posazgjedhur i Turqisë, Rexhep Tajip Erdogan të mërkurën gjatë kongresit të jashtëzakonshëm të partisë së tij, në fjalimin e tij para numrit të madh të gazetarëve dhe mysafirëve, pas drejtimit 12 vjeçarë të kësaj partie mes tjerash tha:
“Unë dhe partia ime ndjekim idenë e njëjtë dhe ecim rrugës së njëjtë në të cilën dikur ka ecur Salahudin Ejubi, i cili përgatiti ushtrinë e muxhahidinëve dhe u nis në drejtim të Kudsit (Jerusalemit) që ta lirojë”, citohet Erdogan, përcjell Albtime.
“Ne jemi pasardhësit e gjithë muxhahidëve, trimave, sulltanëve që e kanë ruajtur tokën e Irakut, Egjiptit dhe Sirisë. Ne jemi pasardhësit e paraardhësve të famshëm që kanë mbrojtur këto toka dhe pë rtë cilat janë sakrifikuar për të mbrojtur tokën e shenjtë të Palestinës dhe gjatë këtyre 13 viteve partia jonë ka ecur në rrugën e njëjtë dhe në parimet e njëjta, pasi se kjo parti është formuar për të mbrojtur të drejtat e të shtypurve…” citohet mes tjerash të ketë thënë Erdogan./albtime
Categories