“Turqinë nuk do të mund ta ndalë askush. Shekulli i 21-të do të jetë shekulli i Turqisë; ky është qëllimi i qeverisë sonë,” tha Kryeministri turk Rexhep Tajip Erdogan, ndërsa po qëndronte në provincën turke të Dijarbakir.
Duke vënë në dukje pikëpamjet e tij politike, Kryeministri Erdogan tha se politika e qeverisë së tij është e bazuara në shërbimin ndaj kombit, pa diskriminuar asnjë rajon apo çdo qytetar.
Erdogan tha se askush nuk është diskriminuar në Turqi për shkak të gjuhës, fesë, etnisë apo identitetit të tyre, dhe shtoi se Turqia miraton në mënyrë të barabartë të gjitha ngjyrat e saj, elementet dhe identitetin e popullit turk. “Gjithkush në Turqi duhet trajtuar si qytetarë i klasit të parë,” shtoi Erdogan.
Kryeministri Erdogan tha se me lejen e Zotit, ai së bashku me qeverinë dhe me mbështetjen e popullit do të sjellë paqe dhe prosperitet në Turqi pa bërë ndonjë diskriminim. Erdogn tha se turqit janë komb unik, ku marrin pjesë turqit, kurdët, gjeorgjianët, boshnjakët dhe 76 milion njerëz që jetojnë në këtë vend. /mesazhi/
EDITOR
11 years ago
previous article
Reforma, nevojë e domosdoshme!
you might also like
KUVENDI RAPORTUES XVII
11 months ago
HALIL AVDULLI LIGJËROI NË SHKUP
11 months ago
“SIGURONI KIBLËN E JETËS”
1 year ago