Categories
Lajme

Erdogan shkon në dasmën e Hakan Shykyr (FOTO)

Kryeministri i Turqisë, Rexhep Tajip Erdogan, mori pjesë në dasmën e ish futbollisti të njohur me prejardhje shqiptare, tani deputet i partisë AK, Hakan Shykyr që organizoi me rastin e synetisë së dalit të tij, Omerit.
Me të arrirë në aeroport, Erdogan, rrugën e vazhdoi në Hotel Hilton ku mbahej ceremonia.
Ndonëse përfaqësuesit e medieve nuk u lanë të hynë brenda, portali Almakos ka siguruar fotot nga kjo ceremoni ku përpos kryeministrit turk të pranishëm ishin edhe Ministri i Jashtëm Ahmet Davutoglu, Ministri i Transportit, Telekomunikacionit dhe Çështjeve dhe Detare, Binali Yildirim, Ministri i Energjisë dhe Burimeve Natyrore, ministri i Arsimit, guvernatori i i Stambollit Husein Avni Mutlu dhe shumë personalitete tjera të rëndësishme të skenës politike në Turqi.
Kohë më parë, Hakan Shukur pati ngjallur reagime në mediat turke me deklarimin e tij se ai është shqiptar, e jo turk, gjatë një leksioni të mbajtur në universitetin “Mehmet Akif”.
Në mbrojtje të Shukur, i cili është edhe deputeti i parlamentit turk, pati dalë Kryeministri i Turqisë, Recep Tayip Erdogani cili pati thënë se Shukur është shqiptar po ai ka kontribuar për Turqinë dhe meriton respekt dhe mirënjohje.
“Deputeti, miku im Hakan Shukur mbajti një leksion në Universitetin Mehmet Akif ku tha se nuk jam më origjinë nga Turqia, por jam shqiptar. Unë them se edhe Mehmet Akifi është shqiptar. Akifi shkroi himnin tonë por ai nuk ishte avokat i Shqipërisë. Vëllai ynë, Hakan Shukur, si një djalë shqiptar veshi uniformën e vendit tonë si asnjë person tjetër. Është golashënuesi ynë më i mirë. Djalë i këtij kombi”, pati deklaruar aso kohe kryeministri Erdogan, i cili me pjesëmarrjen e tij në ahengun familjar të Hakan Shykur e rikonfirmon respektin për ish golashënuesin më të mirë të Turqisë, i cili me origjinë është shqiptar./Almakos





Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Exit mobile version