Kryeministri Erdoan shpalli fitoren në zgjedhjet lokale.
Pas publikimit të rezultateve të zgjedhjeve vendore Kryeministri Rexhep Tajip Erdoan mbajti fjalimin tradicional në ballkonin e selisë së partisë në Ankara, para të cilës ishin mbledhur me mijëra anëtarë dhe simpatizantë e qytetarë të thjeshtë.
Fillimisht Kryeministri Erdoan falënderoi të gjithë popullin duke thënë: “Përfaqësoj me ngrohtësi dhe muhabet të gjithë 81 provincat, të 77 milionë shtetasit e Republikës së Turqisë”.
“Përshëndes nga zemra kryeqytetet mike dhe motra të botës”, vijoi lideri i partisë AK, ndërsa falënderoi edhe popujt jashtë shtetit që e kishin mbështetur partinë dhe atë vet.
“Falënderoj të gjithë ata që fitoren e Turqisë e shikojnë si fitoren e tyre, falënderoj vëllezërit tanë që nga Egjipti e deri në Ballkan, nga Evropa e deri në Siri”, e vazhdoi fjalën shefi i qeverisë së Ankarasë, duke mos e harruar me i përmend edhe Kosovën, Maqedoninë, Bosnjën…
Kryeministri Erdoan iu drejtua edhe opozitës, të cilën e kritikoi me një gjuhë të ashpër për fushatat që ka ndjekur kundër personalitetit dhe partisë së tij, ndërsa në lidhje me deshifrimin ilegal të sekretareve shtetërore nënvizoi se tashmë ka filluar procesi gjyqësor.
Erdoan theksoi se në Turqi ka një vakum të madh për sa i përket partisë opozitare. Duke filluar që nga dita e sotme, ne do të bëjmë plane si ti rrisim votat e partisë AK në nivelin e 60%, cilësoi Kryeministri Rexhep Tajip Erdoan.
Fitorja jonë është fitorja e demokracisë dhe Turqisë së re, vijoi Erdoan dhe përfundoi fjalimin duke falënderuar edhe një herë popullin.
Gjatë këtij drejtimi Erdogan, si kurrë më parë ishte me gjithë familjen e tij. Në prezencë të tij ishte edhe djali i tij Bilal, si dhe vajzat e tij Sumeja dhe Esra. Prej fëmijëve mungonte vetëm djali më i vjetër Burak.