Presidenti Rexhep Tajip Erdogan në fjalën që mbajti në mbledhjen e Unionit të Parlamenteve të vendeve të Organizatës së Bashkëpunimit Islamik tha se mbi botën islame sot po bëhen operacione dhe bëri thirrje për uniteti dhe solidaritet.
Duke rikujtuar sulmet në rritje ndaj islamit pas atentatit në Paris Presidenti Erdogan tha se “sot nuk është dita për të nxjerrë në pah interesat individuale, apo ata sektare”.
Terroristët nuk kanë qenë dhe nuk do të jenë kurrë zëdhënësit dhe përfaqësuesit e hapësirë gjeografike islame, cilësoi Erdogan.
Përdorimi bashkë pranë njëri-tjetrit dhe me qëllim i koncepteve “terrorist” dhe “mysliman” është ofendimi dhe sulmi më i madh që i bëhet botës islame, ndërsa shtoi se askush nuk ta sqarojë dhe ti japë përgjigje veprimit që bëri revista “Charlie Hebdo”, e cila e përdori profetin islam si material për karikaturat e saj.
Sulmi ndaj liderit të një feje nuk mund justifikohet me lirinë e shprehjes, theksoi Erdogan duke shtuar se sulmi ndaj Profetit Muhamed për myslimanët është “vijë e kuqe”.
EDITOR
10 years ago
previous article
Wi-Fi është i rrezikshëm për fëmijët
next article
Ndotja e Tetovës – emision në Al Jazeera Balkans
you might also like
KUVENDI RAPORTUES XVII
12 months ago
HALIL AVDULLI LIGJËROI NË SHKUP
12 months ago
“SIGURONI KIBLËN E JETËS”
1 year ago