Lideri i lëvizjes “Nahda” në Tunizi, Rashid Ganushi, është takuar një ditë më parë me kryeministrin turk Rexhep Erdogan.
Kryeministri i Turqisë, Erdogan, ka pritur në pallatin e kryeministrisë, kreun e lëvizjes Nahda në Tunizi, shejh Rashid Ganushi. Takimi mes tyre është zhvilluar i mbyllur dhe në prezencën e ministrit të jashtëm Ahmed Dautoglu.
Ganushi ka deklaruar se takimi ishte maksimalisht pozitiv dhe se bisedimet u fokusuan kryesisht rreth situatës në Tunizi dhe në botën islame. Ai shtoi se kushtetuta e miratuar në Tunizi, është një sukses i madh për vendin. Ai tha se ndryshimet e reja në Tunizi, janë një shembull i mirë për mbarë rajonin në ndërtimin e një demokracie funksionale. /ardhmeriaonline/
EDITOR
11 years ago
you might also like
KUVENDI RAPORTUES XVII
11 months ago
HALIL AVDULLI LIGJËROI NË SHKUP
11 months ago
“SIGURONI KIBLËN E JETËS”
1 year ago