Gjithnjë e më e theksuar bëhet mbështetja e kryeministrit turk, Rexhep Tajip Erdogan për çështjen e shamisë.
Kësaj radhe ai ka zgjedhur rrjetet sociale për të thumbuar kundërshtarët e grave të mbuluara, njofton Almakos.com.
“Dhjetë vite e frikësuan këtë popull. Shamia përçan i thanë, i bënë padrejtësi atyre që ishin të mbuluara. Çka ndodhi? Mos u përça, mos u nda Turqia? Shamisë i thanë se është regres, po mos ju dërguat anije në kozmos dhe ju ngjit në bisht të saj shamia? Mos gjë ndërtuat ndonjë tren të shpejtë e shamia e nxori atë nga shinat? Mos ndërtuat Maramara-në dhe tunelin e saj e zuri shamia?”, ironizoi Erdogan./Almakos
Categories