Kryeministri turk Rexhep Tayip Edogan u rendit i dyti në top listën e 10 anti –semitistëve dhe ani-izraelitëve nga Qendra Simon Wiesenthal në Izrael.
I dyti, pas Ayatollah Ali Khomeini, Erdogan u vlerësua se e ka shkatërruar miqësinë strategjike mes Izraelit dhe Turqisë për shkak të qëndrimit të tij “armiqësor” ndaj shtetit hebre.
Ironikisht, raportuesi i posaçëm i Kombeve të Bashkuara, Richard Falk ishte në vendin e tretë, për përcaktimin e veprimeve izraelite si gjenocid ndaj palestinezëve, pavarësisht se ai është vet hebre.
Shoqata Studimet Amerikane (ASA) u rendit e katërta pas zbatimit të një bojkoti për akademikët izraelit dhe institucioneve arsimore për shkak të pushtimit të tyre të paligjshëm ndaj territoreve palestineze.
Categories